Kur na ndajnë edhe dy javë nga hyrja në stinën e dimrit, dëbora ka zbardhur disa qytete të vendit, si Dibrën, Korçën, Bulqizën,etj.
Kështu, zona si Lura, Kalaja e Dodës Selishta dhe fshatrat e rrethit të Bulqizës kanë hasur vështirësi në qarkullim, megjithatë situata nuk është aspak alarmante.
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje të dendura bore dhe ngrica në fshatrat e Bulqizës.
Ndërkohë prej ditës së djeshme vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.
Në Voskopojë reshjet kanë arritur në lartësinë 10 cm megjithatë nuk ka aspak problem në qarkullim. Reshje ka pasur edhe brenda në qytet, por nuk raportohen probleme.