Mauro Icardi tha se bashkimi me kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain, është një hap i madh, pasi i dha fund makthit të tij tek Interi.
Icardi kaloi nga Interi te PSG-ja në formë huazimi njëvjeçar në ditën e fundit të afatit të transferimeve verore.
Pasi iu hoq shiriti i kapitenit tek Interi sezonin e kaluar dhe u përjashtua nga trajneri i ri Antonio Conte këtë edicion, Icardi fillimisht rinovoi kontratën me zikaltrit deri në vitin 2022, më pas u huazua te PSG-ja.
Sulmuesi argjentinas tha për PSG TV:
Jam shumë i lumtur, i kënaqur. Është një hap i madh në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar me një klub të madh si Paris Saint-Germain. Shpresoj të shijoj gjëra të shkëlqyera këtu. Të jesh në gjendje të luash përkrah këtyre lojtarëve shumë të talentuar është mahnitëse. Vendimi ishte i lehtë për t’u marrë. Unë kam ardhur në Paris, sepse kam dashur të luaj me ta”.