Deputetja e PD-së Rudina Hajdari, ditën e djeshme u zgjodh kryetare e grupit të ri parlamentar e Partisë Demokratike. Zgjedhja e saj, dhe vendimi për të mos djegur mandatet, ka shkaktuar reagime të forta në politikë. Përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili ka komentuar sulmet e opozitës ndaj Hajdarit.
Ai bëri deklaratë të fortë se opozita vrau Azem Hajdarin, tani po u vrasin dhe të bijën. “Vetë e vranë me ç’ka gatuan në Tropojë. Tani po i vrasin të bijën!”, shkruan Petro Koçi në Facebook.