Drejtues të Real Madridit planifikojnë ta shesin Iscon gjatë merkatos së verës.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Zinedine Zidane vazhdon ta pëlqejë lojën e mesfushorit spanjoll, por të tjerët nuk kanë mendim të njëjtë me trajnerin francez.

Transferimi i mundshëm i futbollistëve, si Eden Hazard, do të zvogëlonte minutat e aktivizimit të 27-vjeçarit.

Kjo do t’ia ulte vlerën në treg, për këtë arsye drejtorët duan shitjen e tij në mënyrë që të përfitojnë më shumë.

Isco është pjesë e Realit që nga viti 2013 kur u transferua nga Malaga.