Dëmtimi i Neymar në një nga kockat e kyçit të këmbës ka bërë që trajneri Thomas Tuchel të bëjë llogaritë pa të për ndeshjen kundër Manchester United, më 12 shkurt në “Old Trafford”.

Sulmuesi brazilian u dëmtua në ndeshjen kundër Strousbourg, e vlefshme për Kupën e Francës dhe i është nënshtruar një terapie për shërimin e plotë, mirëpo asgjë nuk mund të konfirmohet për rikthimin e tij në një datë fikse.

“Ende nuk është bërë një konfirmim i ri i diagnozës. Do të jetë shumë e vështirë të jetë kundër Manchester United, është e qartë, nuk është më një sekret”, tha trajneri gjerman në një prononcim për L’Equipe.

Kujtojmë që Neymar u dëmtua në të njëjtin vend, në të njëjtën këmbë edhe sezonin e shkuar dhe mungoi për një kohë të gjatë, derisa u rikthye për në Botëror në qershor.