Mesfushori i Shqipërisë, Emanuele Ndoji, nuk ka fat. I riu është ndalur në stërvitje me Brescian, pasi ka pësuar një dëmtim në kyç. Shkalla e dëmtimit ende nuk është mësuar, por sipas asaj që shkruajnë mediet, dëmtimi është shqetësues. Drejtuesit kanë vendosur të futen në merkato.

Ata duan të afrojnë një mesfushor mesatar që të zëvendësojë Ndojin. Shqiptari kishte probleme me presidentin e klubit në fillim të përgatitjeve, pasi ky i fundit i kërkonte që të largohej nga menaxhimi i Mario Giufredit.

Lojtari i kombëtares ishte lider në kalimin e Brescias nga Serie B në elitën e futbollit italian. Ai shihet si titullar për drejtuesit e klubit dhe stafin teknik, por kjo goditje e mban në vend lojtarin.