Qytetarët vijojnë të denoncojnë raste të shkeljes së sinjalistikës dhe të qarkullimit rrugor.

Policia ka marrë masat për secilin rast te denoncuar, duke i gjobitur shoferët e automjeteve për parkimet e gabuara, parakalimet dhe mosrespektimin e semaforit.

Me anë të një postimi në Facebook, Policia e Shtetit ka publikuar me video disa nga rastet, ndërkohë i bën thirrje shoferëve të tregojnë durim dhe përgjegjshmëri.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Jemi koshient për vështirësitë që hasen me parkimin në zona të ndryshme të kryeqytetit, ashtu siç jemi të bindur që çdo drejtues mjeti, ka mundësinë dhe hapësirën për të parkuar konform ligjit, mjafton të tregojë durim dhe përgjegjshmëri në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Ajo që mbetet shqetësuese edhe pse masat administrative janë në rritje, është mënyra e pozicionimit në korsitë e lëvizjes pranë zonës së kryqëzimit, ku shumë mjete nxitojnë për të dalë të parët në semafor, duke krijuar konfuzion, por edhe duke u bërë rrezik për aksidente rrugore.

Rrugorët e kryeqytetit falënderojnë qytetarët për rastet e adresuara duke ju siguruar se jemi në shërbimin tuaj për më shumë rregull dhe siguri në rrugë.

Bashkëpuno edhe ti, telefono 112, aplikacionin “Komisariati Dixhital”, apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale për çdo shkelje që konstatoni, duke ju garantuar reagim në kohë e të paanshëm.

TiranëJemi koshient për vështirësitë që hasen me parkimin në zona të ndryshme të kryeqytetit, ashtu siç jemi të bindur që çdo drejtues mjeti, ka mundësinë dhe hapësirën për të parkuar konform ligjit, mjafton të tregojë durim dhe përgjegjshmëri në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.Ajo që mbetet shqetësuese edhe pse masat administrative janë në rritje, është mënyra e pozicionimit në korsitë e lëvizjes pranë zonës së kryqëzimit, ku shumë mjete nxitojnë për të dalë të parët në semafor, duke krijuar konfuzion, por edhe duke u bërë rrezik për aksidente rrugore.Rrugorët e kryeqytetit falënderojnë qytetarët për rastet e adresuara duke ju siguruar se jemi në shërbimin tuaj për më shumë rregull dhe siguri në rrugë.Bashkëpuno edhe ti, telefono 112, aplikacionin "Komisariati Dixhital", apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale për çdo shkelje që konstatoni, duke ju garantuar reagim në kohë e të paanshëm.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 25. Februar 2019