I ftuar në studion e Ermal Mamaqit, gazetari dhe opinionisti i njohur, Mustafa Nano ka rrëfyer kontaktet e para me tre politikanët shqiptarë, Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama.

“Kontaktin e parë me Fatos Nanon e kam patur në Aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, është shprehur gazetari.

“Ai më përshëndeti vetë i pari dhe më tha se po e nderon mbiemrin me punën që po bën në gazetari”, tha Mustafai për kontaktin e parë me ish-kryeministrin socialist.

Ndërkohë kontaktin e parë me Berishën, Nano thotë se e ka pasur përmes një bisede telefonike kur ky i fundit kishte themeluar degën e Partisë Demokratike të Skraparit në vitin e largët 1991.

“Kjo është një arritje e madhe Mustafa”, mësohet ti jetë drejtuar Sali Berisha, moderatorit të emisionit “Provokacija”.

Po aq interesant sa dy të parët ka qenë kontakti i parë me kryeministrin, Edi Rama.

“Në momentin që Rama u kthye nga Parisi dhe u emërua ministër Kulture me mori ne telefon sepse i kishin bërë përshtypje shkrimet e mia. Ai m’u drejtua me një batutë duke më thënë se e kishte të vështirë ta besonte se si një qytetar me origjinë jo nga kryeqyteti të arrijë të botojë të tillë shkrimesh”, bëri me dije Nano në emisionin “Xing me Ermalin”. (Lexo.al)