Manchester Unitedi ka një avantazh të madh kundrejt rivalëve në Premier League – dhe gjithçka ka të bëjë me pushimin internacional.
Premier League nuk do të rifillojë deri më 15 shtator, pasi që në këtë periudhë, Kombëtaret do të luajnë në ndeshje të ndryshme.
Rivalët e Man Cityt për titull – Liverpooli, Manchester Unitedi, Chelsea, Tottenhami dhe Arsenali – i kanë humbur pothuajse të gjithë yjet te Kombëtaret e tyre.
Por, Manchester City ka një listë të jashtëzakonshme me lojtarë krucial, të cilët nuk janë ftuar nga vendet e tyre.
Katërshja braziliane, Ederson, Danilo, Gabriel Jesus dhe Ferdinandinho nuk janë ftuar për miqësoret me Shtetet e Bashkuara dhe El Salvadorin.
Argjentina gjithashtu është në SHBA për ndeshjet me Guatemalën dhe Kolumbinë, por Sergio Aguero dhe Nicolas Otamendi nuk janë ftuar.
Ndërsa, te skuadrat tjera rivale mungojnë pothuajse shumica e lojtarëve kryesor. Andaj me prezencën e lojtarëve kryesor të Man Cityt në stërvitje, Pep Guardiola do t’i përgatisë më shumë lojtarët e tij.
Pa harruar të përmendim, Manchester City ka në dispozicion edhe David Silvan, i pensionuar nga Spanja dhe Raheem Sterling, i cili u largua nga Anglia për shkak të një problem.