Kryesia e Partisë Socialiste ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Burime nga kryesia, tregojnë për gazetën “TemA” se kongresi do të mbahet më 23 Mars ora 10:00 në Pallatin e Kongreseve ku nuk ka munguar edhe një ftesë për ish liderin e PS Fatos Nano.

Mësohet se aktiviteti do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme.

Fjalën kryesore do ta mbajë kryetari i PS-së Edi Rama.

Gjithashtu në këtë takim do të shpallet lista e keshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën.

Është menduar që të ketë fjalime nga disa prej ministrave dhe disa nga kryebashkiakët në vend.