Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhet rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë ku një 28-vjeçar u plagos me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesën e shtetasit me inicialet A.S.

Ndaj tij është qëlluar katër herë por fatmirësisht ai është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burimet nga policia bëjnë me dije se i riu njihet si përdorues droge.

Nga dyshimet paraprake të policisë, ai është qëlluar pasi nuk ka paguar dot paratë për dozat e drogës.

Ndërkohë, zyrtarisht policia njoftonte se ngjarja është ende në hetim dhe rrethanat janë të paqarta