Moti do të marrë një kthesë të papritur, duke filluar nga pasditja e sotme.

Fundjava do të shoqërohet me reshje thuajse në të gjithë vendin, por në Shkodër pritet të ketë edhe shtrëngata

Sot (e diel, dt.28) priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT Sot (e diel, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 34 °C;në vendet e ulëta: 21 / 38 °C;në vendet malore: 16 / 29 °C.

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.