Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.
Kjo ditë ka për qëllim të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, etj.
Në kuadër të kësaj dite, Minstrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh të forte në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto teksa përqafohet me vajzën e saj, Nalta.
Në statusin e saj, Spiropali shprehet se vajzat duhet të kalisin durimin dhe mos të tremben kurrë të thonë të vërtetën e tyre sepse më shumë se injoranca vret heshtja.
Mesazhi i plotë:
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vajzës i uroj Naltës dhe të gjitha vajzave të Shqipërisë, të kalisin durimin, të mos dëshpërohen nga diskriminimi, të mos përkulen nga patriakalizmi, të mos tremben kurrë të thonë të vërtetën e tyre sepse më shumë se injoranca vret heshtja. Kurajo vajza, jeni më të mirat e këtij vendi!-shkruan ministrja Spiropali.
Bëjmë me dije se sipas fakteve botërore, përreth globit, vajzat janë tre herë më shumë të keq ushqyera se djemtë. Çdo vit rreth dy milionë vajza të moshës 5 deri në 15 vjeç janë të trafikuara, të shitura ose të detyruara të punojnë punë në “të zezë”