Dita e Verës është më 14 mars, dhe moti i ngrohtë këto kohë duket se solli pranverën, por parashikimi i motit ka surpriza. Meteoalb parashikon se masat ajrore te rrethit Polar do të depërtojnë prapë drejt Europës Qendrore, duke përfshirë edhe zonat Juglindore. Kështu, DITA E VERËS pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit. Sipas Meteoalb, pritet “mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve”. Parashikimi sipas Meteoalb CESHTJA është: ditë VERE apo ditë DIMRI !
Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve. Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.