Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qendër të qytetit të Divjakës.

Makina e cila drejtohej nga një shofere ka aksidentuar një fëmijë 6-vjeçar.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasen me inicialet M.M e cila po drejtonte automjetin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.08.2018, rreth orës 17:10 në qendër të qytetit të Divjakës, mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M.M, 35 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /G.Gj/Lexo.al/