Për shumë njerëz dashuria nuk është një eksperiencë e re. Me kalimin e viteve kanë patur mundësinë për të qenë të përfshirë me njerëz të ndryshëm dhe për të zbuluar më shumë mbi atë ndjenjë reciproke. Janë pjekur dhe bërë më të ndërgjegjshëm për atë që po kërkojnë dhe hapen tanimë vetëm ndaj lidhjeve që duken vërtet t’ia vlejnë.
Gjithsesi, jo të gjithë ne kemi patur mundësinë të krijojmë njohje të tillë. Sado të duket shokuese, një numër i madhe njerëzish nuk ka patur një eksperiencë të vërtetë me dashurinë, duke qenë se të gjitha bashkëveprimet e tyre reduktoheshin në lidhje të dobëta dhe jetëshkurtra që nuk ishin të mjaftueshme për të shënjuar jetën e tyre në asnjë mënyrë. Gjithsesi, për disa, kjo periudhë përfundon këtu. Për të zbuluar nëse do kesh fatin të dashurohesh për herë të parë këtë vit, hidhi një sy listës më poshtë:
DASHI
Dashi i do njerëzit që duan ta mbajnë gjatë një lidhje, por temperamenti i tyre i paduruar dhe krenar mund të bëjë që të humbasin gjithnjë kontrollin në marrëdhëniet e dashurisë. Por një portë ndaj dashurisë do hapet në jetën tënde në vitin që po troket. Duke punuar me durimin tënd dhe tolerancën, do jesh në gjendje të mbash një marrëdhënie të shëndetshme dhe reciproke me njeriun pranë vetes. Do jesh gati për dashurinë dhe do e jetosh sa më bukur.
VIRGJERËSHA
Virgjëreshat kanë qenë të përfshira në shumë marrëdhënie sentimentale dhe pjesa më e madhe e tyre ka përfunduar me lamtumira dhe shumë zhgënjim. Për këtë arësye kanë marrë një pozicion shumë skeptik mbi dashurinë dhe marrëdhëniet romantike në përgjithësi. Gjithsesi, mesa duket gjithçka do ndryshojë brenda vitit 2020. Njeriu që ke pritur gjithnjë do vijë më në fund. Mund të mos jetë në mënyrën si e dëshiron, por me siguri është ai/ajo për të cilin/ën ke nevojë dhe do të të mësojë shumë mbi dashurinë dhe besnikërinë.
BINJAKËT
Binjakët e komplikuar dhe të paqendrueshëm do gjejnë më në fund stabilitet në vitin që po vjen. Dashuria do trokasë në derën tënde dhe do të të bëjë të kesh më shumë përgjegjësi në marrëdhëniet e tua të dashurisë. Do keni fat me dashurinë, do gjeni një person me objektiva të njëjtë dhe vlera të njëjta dhe mund të bashkoheni me të dhe t’i jepni zemrën. Gjithsesi, nuk do jetë një bashkim jetëshkurtër siç keni eksperimentuar deri sot, por një lidhje shpirtërore që do të të paraqesin një anë tjetër të jetës dhe do të të sjellin lumturi dhe një qëllim.
Nëse je një nga këto shenja, zbavitu sepse ku vit i ri do jetë i pasur me suksese dhe lumturi në dashuri!