Gjatë intervistës në emisionin “Rudina”, në Tv Klan Albi Nako ka folur edhe për karrierën e Albën sesi ka arritur deri këtu.
E pyetur nga Rudina sesi kuptoi dëshirën dhe pasionin për t’u bërë balerinë, ajo shpjegoi se i ka pëlqyer gjithmonë të kërcejë dhe që në fëmijëri balerina shpjegon se kërcente sipër tavolinës.
Ndërsa këtë e ka shpjeguar edhe Albi i cili thotë se ditën e parë kur Alba ka shkuar të punojë me të ka dashur ta heqë nga puna, por më pas kishte ndryshuar. Ndërsa e ka krahasuar Albën me një autobus pa shofer.
““Kur Alba erdhi në Klan me audicion si gjithë të tjerët, ditën e katërt do ta hiqja nga puna. Alba ishte pa busull, si një autobus pa shofer, përplasej me të gjitha vitrinat anash. Nuk më pëlqente se ishte e pa fokusuar, por shpëtoi falë një personi tjetër. Nuk e mora si vendim. Por Alba si natyrë është ambicioze dhe nuk mund ta mohoj këtë dhe shkoi aty ku është sot”,– u shpreh Albi.