Rasti i Xhejsonit ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit ndërsa Alketa Vejsiu ka deklaruar publikisht se një pjesë të rrogës së saj do ja dhurojë vogëlushit.
Ndërkohë për Xhejsonin po dhurohen para nga donatorë të ndryshëm për t’i realizuar atij ëndrrën, një shtëpi në Tiranë.
Ditën e djeshme Alketa ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me shumë stil, mirëpo menjëherë një komentuese i ka kujtuar se me paratë që harxhon për veshje firmë, mund të kishte mobiluar dhomën e Xhejsonit.
Alketa nuk ja ka kursyer përgjigjen komentueses duke i treguar se ajo punon për t’i siguruar vetes këto të mira dhe sa për Xhejsonin ëndrra e tij do realizohet dhe kjo do vërtetohet në finale.
“Shpenzoj aq sa prodhoj. Kur ëndrra ime dhe e Xhejsonit do mbërrihet në finale do shoh se ç’do keni për të me thënë. Unë jam në biznes dhe vesh çfarë të dua dhe çfarë mundem. Nuk jam parazit që rri gjithë ditën para telefonit duke parë jeten e te tjereve, duke menduar si të prodhojë të mira e privilegjet e luksit pa punuar. Unë punoj dhe për sa kohë e bëj këtë nuk ndihem përgjegjese për mjerimin mendor dhe shpirtëror të askujt në këtë vend”, shkruan Alketa në komentin e ruajtur nga Xing.al.
Komentuesja më pas e ka fshirë komentin e bashkë me të edhe replika e Alketës.
Kështu që me anë të një komenti moderatorja ka treguar se do i sqarojë të gjitha finalen e programit.