Moderatorja, Aulona Musta është ndër më të përkushtuarat pas fizikut të saj, dhe gjithmonë ndan me ndjekësit rezultatet e saj pas palestrës.

Megjithatë jo të gjithë njerëzit janë pozitivë, duke shkruar komente të ndryshme, ofenduese, rreth moderators.

Por, Aulona është mësuar tashmë me të tilla komente, dhe vetbesimi që e karakterizon, nuk e lë të shkojë në të njëjtin nivel me komente të tilla negative.

“Shyqyr që mbulove këmbët se dukesh si transgjinor”,-i shkruan një ndjekëse Aulona Mustës në postimin e bërë.

Nga ana tjetër të gjithë prisnim që moderatorja t’i kthehej keq me një replikë, por jo!

“Ohh faleminderit, pa kuptuar më bëre një kompliment”,-i është përgjigjur Aulona Musta ndjekëses.