Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij, ka votuar gjatë paradites.

Pasi hodhi votën e tij, Dako deklaroi se shpreson që “kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me sa më shumë qetësi”.

“U bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse duke marrë pjesë sa më shumë, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi Dako.