Komisionit Evropian në Bruksel ka mbajtur edicionin e tretë i “Çmimit të Romëve për Integrim”.
Në këtë organizim u zgjodhën gjithsej 14 fituese, prej tyre dy ishin nga Kosova: aktivistet Shpresa Agushi dhe Kendiza Lala.
“Është privilegj për mua që të punoj për komunitetin tim, fëmijët dhe gratë rome kanë nevojë që dikush të jetë zëri i tyre”, është shprehur Kendiza Lala.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se të dyja aktivistet kanë kontribuar në arritje dhe ndryshime të mëdha në komunitete, ndërsa u shpërblyen nga Komisioni Evropian.
Gjersa edhe ministrja ka shkruar se shembulli i këtyre vajzave është frymëzim për të gjithë ne në rrugën drejt një shoqërie të barabartë.