Strategjia “Clean and Green 2020”, ka bërë plotë dy vite në Shqipëri. Data e sotme përkon me Ditën e OKB në Shqiupëri dhe në kuadër të 74 vjetorit organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ministri Klosi tha se “pas dy vitesh të strategjisë sonë jemi përpjekur të bëjmë mekanizma të ndryshëm ligjorë, jemi përpjekur të bëjmë veprime shumë të mëdha në terren mund të them me bindje se diçkaje ia kemi dalë. Ia kemi dalë që të ngremë në Shqipëri një protestë qytetare përsa i përket veprimeve që dëmtojnë mjedisin”.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi sot se “kur dy vjet më parë lançuam strategjinë tonë “Clean and Green 2020” apo për të pasur një Shqipëri shumë më të pastër në vitin 2020, shumë ishin kundër nesh, shumë ishin skeptikë shumë mendonin se gjërat që ne thoshim nuk do të realizoheshin pasi për dekada të tëra mjedisi në Shqipëri është parë si një mall pa zot”.
Në fjalën e tij Klosi ka thënë se Shqipëria më 1 qershor 2020 do të bëhet vendi i parë pa qese plastike në Evropë.