Portierin e Laçit, Gentian Selmani, tashmë i grumbulluar edhe me Kombëtaren A, e pret një e ardhme jashtë Shqipërisë. Për të interesohen klube të huaj dhe përfaqësuesit e tyre ishin të pranishëm mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena”.

Portieri Selmani është vëzhguar në aksion nga menaxherë të ndryshëm dhe duket sigurt kalimi i tij jashtë vendit. Pavarësisht humbjes, portieri i Laçit bëri një paraqitje shumë të mirë, madje shmangu një gol të sigurt në rastin e Gavazajt. Menaxhërët kanë mbajtur shënim.

Por Selmani do të vazhdohet edhe sot, në ndeshjen e ekipit Shpresa ndaj Bosnjë Hercegovinës. Pas kësaj ndeshjeje, ai do të fluturojë drejt Zvicrës për t’u bashkuar me Kombëtaren A dhe kuptohet që ky grumbullim do t’ia rritë shumë kreditit “gardianit” të kurbinasve.