Kryefjala e mbrëmjes së kaluar u bë ‘Taramelja e Piter Panit’, Xheison Bafti, i cili falë ndihmës së shqiptarëve u bë me shtëpi të re në zonën e Freskut në Tiranë. Ai i përloti të gjithë gjatë emisionit, ku me lot në sy falënderoi ata që e kishin ndihmuar duke u shprehur se i dukej sikur ishte në ëndërr.
“Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh.”- tha Xheison teksa përqafonte Alketën. Pak më parë, moderatorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto nga momenti i veçantë me Xheisonin, duke i dedikuar fjalët më të bukura.
“Është kështu kur do dikë, dhe në këmbim nuk do asgjë.”- janë fjalët e Alketës në foton me vogëlushin.