Pas suksesit që skuadra e tij, Tottenham, arriti ndaj Ëolves, Jose Mourinho ka përgëzuar kundërshtarin që merr pjesë në Europa League dhe ka pickuar jo pak ish-ekipin e tij, Interin, me të cilin ka fituar Tripletën në vitin 2010…
“Wolves është një skuadër shumë e fortë dhe e mirëstërvitur. Ishte një fitore e madhe e jona në një fushë të vështirë. Mendoj se mund të thonë fjalën e tyre edhe në Europa League, edhe pse mund të ndeshen me skuadra të forta që zbresin nga Champions League. Personalisht do ta hiqja këtë rregull që nëse eliminohesh në Champions të luash Europa League”… Pikërisht Interi zbriti nga Champions në Europa League!