Real Madridi po monitoron me kujdes situatën e yllit të Manchester City-t, Raheem Sterling. Sulmuesi i “Qytetarëve” po kalon sezonin e tij më të mirë, pasi po bën përformanca fantastike me ekipin anglez dhe kjo ka ngjallur interesin e shumë klubeve.
“Galaktikët” nuk mund të qëndronin duarkryq dhe në verë kanë ftuar menaxherët e tij për të folur për të ardhmen e Sterlingut. Ky i fundit është i lumtur në Angli, por një thirrje nga Real Madridi nuk mund të mbesë në sirtar.
Palët janë ndarë miqësisht dhe mund të ketë zhvillime të tjera në verën e ardhshme. Përformancat e lojtarit të Anglisë kanë qenë në një nivel shumë të lartë. Ai ka shënuar rregullisht këtë sezon duke qenë ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.