Partia Demokratike ka vendosur të përshkallëzojë protestën e vet duke u kamufluar si pjesë mbështetëse e protestës së studentëve. Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ka nxjerrë së fundmi ultimatumin e radhës teksa kërkon plotësimin e kërkesave, në rast të kundërt do të ketë përshkallëzim. Të hënën është njoftuar protestë e madhe dhe në të do të thirren edhe qytetarë të tjerë.

Dora e PD-së dhe LSI-së po duket qartë qëkurse në rolin e qytetarëve patjetër do të jenë militantët e tyre. E njëjta skemë e përdorur pa sukses në rastin e Unazës së Madhe, me ndryshimin se kësaj radhe të dyja partitë po vjedhin një protestë për të filluar demonstratat e veta.

Mbetet për t’u parë sesa do të funksionojë një skemë e cila nuk merr parasysh se djegorët e protetës janë lagur nga prania e partive.