Nuk ka më dyshime, Mauro Icardi do të jetë futbollisti më i ri i PSG-së. Sulmuesi argjentinas do t’i bashkohet kampionëve të Francës në një formulë huazime dhe tashmë nuk ka shumë dyshime.
Ish-kapiteni i Interit do të luajë për një sezon në Paris. Interi ka qenë i hapur për këtë transferim, pasi ka dashur të heqë qafe lojtarin problematik.
Leonardo ka shfrytëzuar shumë mirë krisjen e thellë mes palëve dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për të mbyllur marrëveshjen. 26-vjeçari gjen shpëtim, po ashtu dhe Interi mund të marrë frymë.