Në fundin e viteve 70, antropologët të cilët ishin duke eksploruar një shpellë në bregdetin e thyer të Greqisë jugore, zbuluan dy fosile hominine kafkash. Koha i kishte copëtuar dhe shpërbërë, dhe statigrafia e paqartë e shpellës ua bëri të vështirë ta përcaktonin. Për dekada të tëra, fosilet mbetën në sirtar, duke mos e ditur identitetin e tyre. Tani, një analizë e gjendjes së artit për formën e tyre bashke me datat e reja tregon se njëra nga kafkat mund të jetë e specieve tona, e cila ka jetuar në Greqi më shumë se 200,000 vite përpara. Këto gjetje e bëjnë këtë fosil Homo Sapiensi më të vjetrin të gjetur në Europë.
Nëse ka qenë kështu, atëherë bastisjet e Homo Sapiensit nga djepi i tij Afrikan ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur më herët dhe të jetë shtrirë shumë më tej nga ç’kanë pandehur shumica e paleoantropologëve, drejt territorit të dominuar nga Neandertalët, kushërinjtë tanë të zhdukur. “Dhe më pas H. Sapiensët u zhdukën” nga Europa, thotë EricDelson, një paleoantropolog në City University of New York, në Nju Jork, derisa një dallgë e mëvonë u përhap me sukses përgjatë kontinentit rreth 50,000 vite më parë. Por duke qenë se provat nuk janë më shumë sesa një copëz e vogël e pjesës së pasme të një kafke, disa hulumtues nuk janë të sigurt nëse fosilet mund të identifikohen si H. Sapiens.
Katerina Harvati, një paleoantropologe në Universitetin Tübingen në Gjermani, prej kohësh dyshon se Europa juglindore ka qenë një vend i përshtatshëm për njerëzit e lashtë. Jo vetëm që ky rajon është në udhëkryqin e tre kontinenteve – Afrikës, Azisë dhe Europës – por ai gëzon edhe një klimë relativisht të butë ndërsa pjesët e tjera të Europës kanë qenë të mbuluara nga akulli, thotë ajo. Kështu ajo mori të drejtën për të studiuar fosilet të cilët kanë marrë emrin sipas shpellës. Individi i parë, Apidima 1, përfaqësohet nga pjesa e kafkës. I dyti, Apidima 2, është më i plotë dhe ka edhe fytyrën.
Copa e kafkës së Apidima 1 ishte më e plotë në njërën anë sesa në tjetrën, dhe kafka dhe fytyra e Apidima 2 ishin prishur. Kështu Havarti filloi të zbulonte se si dukeshin ato fillimisht. Bashkë me skuadrën e saj ajo i skanoi të dyja fosilet me rreze x dhe ata i rikrijuan në 3D. Ata e thyen në mënyrë digjitale Apidima 2 në 66 copëza kockash dhe me kujdes i ribashkuan sipas formës origjinale. Rezultati tregoi fytyrën e një Neandertali tipik. Raporti i uraniumit me produketet e kalbjes në kocka zbuloi se mosha ishte përafërsisht 170,000 vjeç.
Për Apidima 1, Havarti dhe skuadra e saj krijuan një imazh pasqyrë të fosilit dhe i ngjitën të dy bashkë për të parë formën e plotë të pjesës së pasme të kafkës. Ajo ishte e shkurtër dhe e rrumbullakët, njëlloj si kafkat e H. Sapiensëve.
Havarti u habit nga kjo gjetje – sidomos sepse uraniumi i Apidima 1 nxjerr moshën 210,000 vjeç. Kjo e bën atë të paktën 15,000 vite më të vjetër se fosilet e tjera të vjetra të specieve tona të gjetura jashtë Afrikës, në Shpellën Misliya në Izrael. Ajo është pothuajse 100,000 vjet më e re se fosilet më të vjetra në botë të H. Sapiensit, nga JebelIrhoud në Marok.
Hulumtuesit gjithashtu ndahen në mendimin nëse Apidima 1 përfqaëson një pjesëtar të specieve tona. Apidimia 1 demonstron një kafkë e cila tregon që ajo është padiskutim një Homosapiens, thotë Delson. Por jo të gjithë bien dakord. “Është e besueshme,” thotë Susan Anton, një paleoantropologe në Universitetin NewYork në Nju Jork. “Por për mua nuk është ndonjë sukses”.
Tek njerëzit e lashtë, forma e pasme e kafkës nuk parashikon gjithnjë formën e fytyrës, thotë ajo.