Deri më tani gjatë këtij viti “Huawei” ka arritur të shes mbi 200 milionë telefona. Por, vendi i dytë nuk është synimi i presidentit të kompanisë kineze.
Ai beson se në vitin tjetër ata do të jenë të parët.
“Vitin e ardhshëm do ta hedhim në treg modelin e ri Q4 dhe besoj që do të jemi numër një” u shprehë presidenti Howard Yu.
Për ta mposhtur “Samsung”, kompania kineze duhet të hedhë në treg telefona të fuqishëm pasi që jug-koreanët zotërojnë 20.9% të tregut që nëse përkthehet në shifra i bie se shet mbi 350 milionë telefona në vit.
E gjithë kjo rritje e Huawei nuk është e rastësishme pasi që ajo fokusin e saj e ka vendosur në Amerikë dhe Australi.
Poashtu,në muajin shkurt agjencitë e inteligjencës FBI, CIA dhe NSA këshilluan njerëzit që të blejnë telefona “Huawei” dhe” ZTE”.