Pesë mësuese nga një shkollë në periferi të Çikagos kanë paditur një kompani që merret me sterilizimin e pajisjeve mjekësore, “Sterigenics”, pasi ka përdorur për dekada një lëndë kimike që shkakton kan cerin, dhe ka qenë e vendosur pranë shkollës së tyre.

Paditëset kanë dhënë mësim te shkolla që ndodhet gati 1 km larg fabrikës, e cila ka përdorur oksid etileni për të sterilizuar me miliona pajisje mjekësore ndër vite, që pasi u hap në vitin 1984, e deri në shkurt të vitit 2019, kur u mbyll për shkak të aku zave se po lëshonte gazra kan cerogjenë në ajër.

Pesë nga mësuesit që kanë punuar në atë shkollë gjatë kësaj periudhe janë diagnostikuar me kan cer gjiri, ndërsa e gjashta me limoma vd ekjeprurëse, dhe mund të mos jetojë dot më shumë se një vit.

Gratë tregojnë se ato jepnin mësim me dritaret hapur gjatë periudhës së ngrohtë të vitit, dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për oksidin e etilenit. Gratë thonë se kanë vënë re që shumë prej kolegëve të tyre janë sëmurur gjithashtu nga kan ceri, ndër vite./topchannel