Interi ka fituar mes vuajtjesh sot kundër Spalit, me rezultatin 2-0. Zikaltrit janë lodhur shumë për të gjetur golin e parë, i cili erdhi nga Politano në minutën e 67-të të sfidës.
Por, pas kësaj ndeshje gazetarët italianë kanë qëndruar sërish te çështja Ikardi, diçka që nuk i ka pëlqyer shumë teknikut italian.
Ai është pyetur nëse Ikardi do të luajë në derbi javën e ardhshmë kundër Milanit. Spaleti ka dribluar disi këtë pyetje duke thënë: “Unë nuk do të flas më për Ikardi-n, çfarë do që kam thënë për të është përkthyer në një mënyrë shumë të veçantë. Do të luajë në derbi? Për Ikardin nuk përgjigjem më”, ka përfunduar Spaleti duke mbyllur njëherë e mirë këtë tematikë të konferencës.