Ditën e djeshme Klaudia Pepa hyri në një video live në “Instagram”, ku ka komunikuar me fansat e saj. Një fans e ka pyetur nëse ajo është single apo në një lidhje dhe Klaudia nuk ngurron t’i përgjigjet duke i treguar se është ende single. Ndërsa një fans tjetër e pyet për ish-bashkëshortin e saj, Albi Nakon.

“Ku e ke Albin?”, e pyet ndjekësi të cilës Klaudia i është përgjigjur menjëherë duke përshëndetur publikisht ish-in e saj.

“Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin. Apo jo? Po po, se jemi të mira.”- thotë ajo teksa i drejtohet motrës së saj që ndodhej aty.