Zlata Ibrahimovic ka bërë të ditur se më 31 dhjetor do të largohet nga La Galaxy, pasi nuk dëshiron të rinovoj kontratën me klubin amerikan të futbollit.
Sipas mediave italiane dhe më konkretisht “Tuttosport”, suedezi dëshiron një rikthim në Serie A, tek Milani. Disa ditë më parë edhe Paolo Maldini ka konfirmuar se rikthimi i Ibrës në San Siro do të ishte si një ëndërr e realizuar për ta për shumë arsye. 38-vjeçari gjithmonë ka shprehur respekt për klubin milanez duke e konsideruar si më të madhin që ka luajtur në karrierën e tij.
Kuqezinjtë po hasin shumë vështirësi në këtë start sezoni duke qenë shumë larg pritshmërive.