Edhe romakët e lashtë ndotnin: gjurmë të plumbit dhe antimonit, që nuk ishin parë më parë në akujt alpinë, u zbuluan në Malin e Bardhë (Mont Blanc), që zbulojnë ndotje të konsiderueshme të ajrit për shkak të metaleve të rënda, shumë kohë përpara revolucionit industrial.

Kërkimi i udhëhequr nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS) dhe botuar në revistën ”Gjeophysical Research Letters”, shpjegon se prania e dy metaleve lidhet me aktivitetet e minierave dhe teknikat për prodhimin e argjendit që përdoreshin në kohën e romakëve.

Romakët kanë nxjerrë minerale që përmbajnë plumb për të marrë materialin e nevojshëm për ndërtimin e tubave hidraulikë dhe prodhimin e monedhave të argjendit.

Ky i fundit ndahej nga plumbi duke e ngrohur mineralin deri në 1 200 gradë Celsius: kjo është pikërisht procedura që shkaktoi që sasi të mëdha të metaleve të rënda të liroheshin në atmosferë, të cilat ishin të depozituara në akullin alpin.

Studiuesit e udhëhequr nga Susanne Preunkert zbuluan se metalet janë grumbulluar në sasi më të mëdha në dy faza të dallueshme, që korrespondojnë me periudhat e prosperitetit më të madh: periudhën republikane, ndërmjet 350 dhe 100 para Krishtit, dhe periudhën Imperiale, midis vitit 0 dhe 200 pas Krishtit.