Pranë kodrave të Liqenit Artificial, disa persona kanë tentuar të dëmtojnë bustin e artistit të madh shqiptar Françesk Radi.
Lidhur me këtë ngjarje të shëmtuar ka reaguar edhe kantautori Elton Deda.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Ndyresira!
Duhet pashaportizim per Tirone!
Vetem riedukimi ju ben derman.
Ndyresira si ju na ben te na marre malli per kohen e qoftelargut!”, shkruan Deda.
Françesk Radi është i mirënjohur për publikun shqiptare jo vetëm si këngëtar, por edhe si kompozitor dhe instrumentist.
Ai i përket brezit të arstistëve të viteve ’70 të cilët në kundërshtim me dogmat e regjimit komunist u përpoqën të sillnin një erë të re në muzikën e lehtë shqiptare, veçanërisht pop-rrokut.
Dy këngët që e bënë atë të njohur për dashamirësit e muzikës ishin “Adresa” dhe “Biçikleta”. Me zërin e tij të veçante Radi u bë pjesëmarrës i shumë festivaleve të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përfshi këtu edhe Festivalin e 11-të në vitin 1972, ku interpretoi këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota”