Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti, Frank Walter Steinmeier do të vizitojnë Turqinë në vitin 2019 me ftesën e tij.

“Të dyja palët kanë rënë dakord për të vizituar njëri-tjetrin më shpesh”, tha Erdogani të shtunën për gazetarët gjatë kthimit në Turqi pas vizitës së parë shtetërore në Gjermani.

“Vullneti i mirë… ne do i presim ata në Turqi në vitin 2019”, tha ai, sipas komenteve të publikuara sot nga e përditshmja turke “Hurriyet”.

Ai tha se Gjermania është një vend i rëndësishëm për Turqinë, ndonëse problemet mes tyre vazhdojnë dhe kritikoi sjelljen e Steinmeier gjatë një banketi ku foli për burgosjen e qytetarëve gjermanë në Turqi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.