Që prej ngjarjes së bujshme në bllok ku emri i saj u lakua tejmase nga mediat dhe publiku, Elvana Gjata vendosi të zhdukej nga sytë e të gjithëve dhe nga rrjetet sociale. Pak pas skandalit ajo promovoi këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me Poo Bear. Megjithatë, postimet e promovimit nuk gjenden më në profilin e e Elvanës në Instagram.

Prej disa kohësh tashmë këngëtarja nuk dihet se ku ndodhet. Gjithashtu është e paqartë se kur do të kthehet me projekte të reja muzikore. Por moderatori Ermal Mamaqi zbuloi diçka në rrjete sociale.

Ai publikoi një fotografi me stilistin Valdrin Sahiti dhe fotografin Artan Korenica. Fotografia ishte shkrepur në atelienë e Valdrinit, e cila ndodhet në Prishtinë. Ermal Mamaqi shkruajti në përshkrim se fotoja ishte shkrepur nga Elvana.