Ermal Mamaqi e merr cdo gjë me humor, të paktën këtë përshtypje lë tek publiku. Në një frymë të tillë, ishtedhe postimi i fundit e tij në rrjetet sociale. Moderatori ka publikuar foton e dy vajzave të shëndosha me rrobebanjo, të shkrepur në Florida. “Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi parë në filma. U zhgënjeva. Këto nuk kishin patina”, ka shkruar ai në krah të fotos.
Por sensin e tij të humorit, nuk e kanë aprovuar të gjithë. “Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt”, i shkruan një ndjekëse. Po e tregon injorant veten me këtë foto, ishte një koment tjetër. Me sa duket, referenca ndaj dy vajzave me kile të tepërta nuk është pëlqyer nga disa përdoruese, të cilat e kanë marrë si ofendim.