Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, lidhur me Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, i cili këtë vit u shoqërua me debate e polemika të shumta.

Teksa ka ndarë edhe një video nga Festivali i 17-të, i Këngës, Artan Hoxha shkruan se kur dëgjon se çfarë këngëtarësh, tekstesh dhe këngësh ka patur festivali 41 vitë më parë, është t’ia japësh vetes bam.

Postimi i plotë:

Shqiperi o vendi im/

Mbushur drite dhe krenari/

Te kam nene dhe me ke djal/

Zemra ime Shqiperi/…

Keto jane dy vargje te refrenit te kenges pjesemarrese ne festivalin e 17-te me titull “Shqiperi o vendi im”…

Nje kenge gjithe frymezim qe te ben ta duash vendin tend si gjene me te shtrenjte ne bote, nje kenge qe te mbush shpirtin edhe kur e degjon pas 41 vitesh…

dhe ka zene vetem vendin e dyte…

Kur e mendon kush ishte pretendente per te fituar festivalin e 58-te, kush e fitoi festivalin, kush e drejtoi festivalin, kush ishte regjizore e festivalit, kush i perzgjidhte kenget e festivalit, kush ishte drejtori i TVSH qe organizoi festivalin, sa ishte fondi i festivalit qindra miliona lekesh paguar nga taksapaguesit shqiptare…

dhe kur degjon se cfare kengesh, cfare kengetaresh, cfare tekstesh kane patur kenget e po ketij festivali 41 vite me pare, ne festivalin e 17-te, eshte tia japesh bam.