Batalioni i Vaut të Dejës është stërvitur së fundmi larg vendit të përqendrimit të përhershëm.

Trupat dhe mjetet e ‘b1k’ u dislokuan në Vig-Mnelë, ku për 1 javë përmirësuan aftësitë për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe terrene të vështira.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar lajmin, teksa në video shihen ushtarët shqiptarë teksa zbresin me litar nga lartësitë apo teksa stërviten në terren malor.

“Pas b2k, i erdhi radha batalionit të Vaut të Dejës të stërvitet larg vendit të përqendrimit të përhershëm.

Trupat dhe mjetet e b1k u dislokuan në Vig-Mnelë, ku për 1 javë përmirësuan aftësitë për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe terrene të vështira.

FA në krye të detyrës!”, deklaron Xhaçka ne rrjetin social.