Gjithmonë është shoqëruar me sloganin “është falas”, por duket se vendime të reja janë marrë për Facebook.

Sapo hapnim faqen për tu logguar në Facebook, lexonim “është falas dhe gjithmonë do të jetë”, por fjalët që lexohen në ekranin e çdo kompjuteti tashmë janë “është i shpejtë dhe çdo njeri mund të bashkohet”.

Mos vallë Mark Zuckenberg ka menduar ndonjë suprizë të hidhur për të gjithë përdoruesit e Facebook?! Ndryshimet e para duket të jenë bërë në datën 7 gushtë të këtij muaji që po lëmë pas, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Dyshimet lidhen me faktin se aksesi në profilin Facebook mund të bëhet me pagesë, për secilin individ që synon të bëhet pjesë e aplikacionit. Por, mbetemi në pritje të një deklarate zyrtare lidhur me ndryshimin e papritur.