Gazetares Mira Kazhani i ka ndodhur një fatkeqësi, që mund t’i ndodhte kujtdo.

Asaj i ka dalë para në autostradë një 17-vjeçar, ku ndalohet rreptësisht kalimi për kalimtarët.

Djali është në gjëndje të rëndë dhe gazetarja ka dhënë shpjegimet e saj edhe për publikun se çfarë ndodhi, përveç policisë, pasi është gjendur nën një sulm të paprecedentë nga familja Berisha dhe gazetarët e oborrit të tyre.

Kjo, për faktin se Kazhani ka qenë kritike e ashpër e tyre dhe është gazetarja që “zbuloi” Izet Haxhinë në Turqi, duke e sjellë atë ekskluzivisht në disa intervista, për publikun shqiptar.

Kujtojmë që Izet Haxhia nuk kishte folur asnjëherë deri më atëherë për Berishën dhe akuzat e tij ndaj familjes së ish-kryeministrit shkaktuan një “tërmet” të vërtetë.

Berishët nisën sulmet ndaj Kazhanit që ditën e aksidentit, pa pritur hetimet, duke përdorur portalet dhe gazetarët e tyre.

Pikërisht ata që akuzohen se kanë vrarë njerëz dhe i kanë fshehur ato.

Fjala vjen, tre vjet më parë, Çim Peka, që drejton portalin e financuar nga Shkëlzen Berisha, u përfshi në një aksident të rëndë, ku humbi jetën vajza që udhëtonte me të, 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.

Për atë aksident ka pasur shumë pikëpyetje, që nga marrëdhënia e Pekës me 29-vjeçaren, deri tek arsyet e aksidentit dhe kush e drejtonte makinën.

Atëherë u fol se policia e fshehu ngjarjen si ndodhi realisht dhe mori në mbrojtje Pekën, duke e zhveshur nga përgjegjësia për aksidentin.

Berishët natyrisht nuk thanë asnjë fjalë, ndryshe me atë që bëjnë në rastin e gazetares Kazhani.

Kastriot Myftaraj pak kohë më parë ka hedhur një akuzë të rëndë ndaj Pekës.

“Saimiri i ka bërë një nder të madh Çimit kur ishte ministër.

Saimiri personalisht ka fshehur një provë që tregonte se Çim Peka vrau një vajzë dy vjet më parë në atë që u quajt zyrtarisht aksident automobilistik.

Është fjala për regjistrimin e videokamerave të një biznesi që tregonte Çimin duke i përplasur kokën vajzës për ta detyruar të bënte diçka, ndoshta abort, nuk do të merret vesh kurrë se edhe të dhënat e autopsisë u manipuluan.

Duke bërë këtë Çimi humbi vëmendjen dhe shkaktoi aksident automobilistik.

U manipulua deri edhe vendndodhja e aksidentit.

Videoja nuk u paraqit si provë, por Saimiri e ka në arkivin e tij, së bashku me shumë gjëra të tjera.

Tani unë po bëj pyetjen se ku është i fshehur arkivi i Saimir Tahirit, me të cilin ai kërcënon dhe shantazhon deri edhe vetë Ramën”, shkruante Myftaraj. (TemA)