Meshkujt e shenjës së Dashit. Ata çmenden për femrat që janë sportive dhe me stil disi mashkullor. Dashët nuk i rezistojnë dot dikujt që i vë përballë sfidave dhe ka aftësi fizike të jashtëzakonshme.
Meshkujt e shenjës së Demit. Ata tërhiqen më shumë nga femrat sensuale dhe shumë femërore. Ato që janë të ëmbla, të qeta, feministe dhe tradicionale i bëjnë demat të çmenden plotësisht.
Meshkujt e shenjës së Binjakëve. Ata mahniten nga femrat plot gjallëri dhe kureshtare. Inteligjenca dhe aftësia e tyre për ta mbajtur gjithë kohës një mashkull gati për veprim, janë cilësitë që ua fitojnë atyre zemrat.
Meshkujt e shenjës së Gaforres. Ata bien në gjunjë përballë femrave të ngrohta, të dashura dhe të besueshme. Sapo një mashkull i kësaj shenje të gjejnë një femër që t’ besojë, që të jetë e butë dhe jo agresive, ai nuk e lëshon më.
Meshkujt e shenjës së Luanit. Ata i adhurojnë femrat krenare dhe plot besim në vetvete. Sipas Dritare.net, luanët çmenden pas atyre që janë krenare për veten dhe që kanë besim se mund të arrijnë gjithçka.
Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës. Ata adhurojnë femrat e ndjeshme, diskrete dhe të arsyeshme. Këta meshkuj nuk besojnë tek dashuritë me shikim të parë dhe duhet ta njohin mirë dikë para se të hedhin hapa. Kur dikush është inteligjente, e logjikshme dhe me këmbë në tokë ata bien në dashuri.
Meshkujt e shenjës së Peshores. Ata mundet edhe të budallallosen për një femër të sigurt në vetvete dhe shumë joshëse. Peshoret i pëlqejnë tej mase ato që ndihen mirë me veten dhe që janë tërheqëse.
Meshkujt e shenjës së Akrepit. Ata bëhen të varur nga femrat që janë vetëm për ta. Meshkujt akrepa janë intensivë, plot pasion, adhurojnë çastet intime dhe janë perfeksionistë. Kur gjejnë një femër që ju përshtatet ata fiksohen keq.
Meshkujt e shenjës së Shigjetarit. Ata adhurojnë femrat që janë elektrizuese dhe gjithë kohës në humor. Ata nuk mund t’i thonë kurrë jo dikujt që di çfarë do në jetë dhe bën gjithçka për ta arritur.
Meshkujt e shenjës së Bricjapit. Ata çmenden pas femrave me karakter të fortë. Bricjapët i adhurojnë ato që nuk kanë frikë të flasin, që janë të pavarura dhe seksi.
Meshkujt e shenjës së Ujorit. Ata pëlqejnë më shumë femrat unike me shpirt të lirë. Ujorët nuk mund t’iu rezistojnë dot atyre që janë të paparashikueshme si ata. Këta meshkujt adhurojnë ato që edhe mënyrën e të veshurit dhe të jetuarit e kanë ndryshe nga të tjerat.
Meshkujt e shenjës së Peshqve. Ata adhurojnë femrat që janë hippies të kohëve moderne. Këta meshkuj pëlqejnë jashtë mase femrat kreative, të sjellshme, të dashura, artistike dhe të ndjeshme.