Efektet e reformës në sektorin e energjisë elektrike vijojnë të prekin qytetarët.
Kësaj radhe ka qenë Fieri që ka përfituar nga investimi i OSHEE falë ndërhyrjeve të së cilës është bërë i mundur modernizimi i rrjetit.
Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar investimin e kryer në Fier.
Investim që do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin e abonentëve me një shërbim cilësor e të pandërprerë.
Postimi i plotë:
VIJOJNE INVESTIMET E OSHEE për modernizimin e rrjetit dhe këtu, Belinda ka ndjekur ecurinë e tyre në rrjetin 20kV në qytetin e?Fierit.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin e abonentëve me një shërbim cilësor e të pandërprerë.
OSHEE është në proces ndërtimi të 4 fiderave 20 kV të cilët do të lidhen me nënstacionin Fier 1, duke siguruar kapacitetet e shtuara për zonën, ku shumë kompani zhvillojnë e synojnë të instalojnë po ashtu, aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër projektet e zhvillimit të vijës bregdetare të Fierit, ku po investohet në infrastrukturë rrugore, janë një shtysë komplementare për këto investime në rrjetin e shpërndarjes?
Me mbledhjen e të ardhurave nga konsumi i energjisë që arrin në 98%, Fieri është sot një qytet ✔model përsa i përket pagesave dhe e meriton të gjithë vëmendjen e shtuar që ka marrë në kuadër të planit të investimeve?
#ShqipëriaqëDuam☀️??. (Lexo.al)