Shtëpia më e madhe në botë për futboll, FIFA, si duket do të marrë një vendim në lidhje me huazimet e futbollistëve.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë vendim zyrtar nga ky institucion për kësi rastesh.

Skuadrat europiane, por edhe ato botërore deri më tani kanë huazuar sa kanë dashur futbollistë, si në rastin e Chelsea-s që ka 39 lojtarë të huazuar. Por, tani FIFA pritet të marr një vendim në lidhje me numrin e futbollistëve që do të huazohen.

Sipas mediave britanike, FIFA do të reduktojë numrin e futbollistëve që do të lejohen të huazohen nga skuadrat. Me vendimin e ri, skuadrat do të mund të huazojnë vetëm gjashtë deri në tetë lojtarë.

Ky vendim nëse merret nga organet përgjegjëse pritet të zbatohet nga sezoni 2020/21. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare, por gjatë ditës ose javëve të ardhshme pritet të merret një vendim final.