Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen përfundimtare të kombëtareve për vitin 2018, dhe e ka theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritjen më të lartë nga të gjitha kombëtaret brenda këtij viti. Kosova është ngritur për 46 pozita brenda një viti dhe tani pozicionohet në vendin e 131 me 1113 pikë të grumbulluara, shkruan Gazeta Express.

Për shkak që në këtë muaj nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës në renditje nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar, kur e shënoi ngritjen më të lartë ndonjëherë.