Mbrëmjen e djeshme i kemi dhënë lamtumirën Botërorit “Russia 2018” në finalen mes Francës dhe Kroacisë, ku “gjelat” u kurorëzuan si Kampionë Bote.
Por së fundmi FIFA na ka sjellë në kujtesë edhe njëher disa nga golat më të bukur të Botërorit.
Të përzgjedhur janë 18 gola ku mund të votojnë edhe tifozët për ti renditur.
Në këtë listë është edhe një goli i shqiptarit Adnan Januzaj, i shënuar në ndeshjen Belgjikë – Angli, por golat e Shaqirit dhe Xhakas nuk janë konsideruar si të bukur në këtë publikim.