-E gjithë bota i ka sytë në “Luzhniki Stadium”.
Pas një festivali futbollistik njëmujor, Kupa e Botës 2018 uli siparin pasditen e së dielës në Moskë.
Janë shitur plot 81 mijë bileta maksimumi që është kapaciteti i stadiumit të Moskës.
Franca dhe Kroacia 2 kultura të ndryshme futbollistike do të kërkojn të ngrejnë trofeun më të rëndësishëm ndërkombëtar.
Fituesja e këtij botërori do të përfitojë plotë 38 milion euro kurse vendi i dytë 28.
***
Zhvillimet minutë pas minute.
Në minutën e 18-të vjen goli i parë. Nga një goditje dënimi, topi krosohet në zonë dhe aty me kokë Mandzukic shkakton autogol.
Ndërsa një rast i diskutueshëm është në të 34’. Nga një goditje këndi francezët kërkojnë prekje të topit me dorë në zonë nga Perisic.
Gjyqtari kryesor konsultohet me VAR dhe vendos për penallti.
Nga pika e bardhë Griezman gjuan saktë, duke kaluar përsëri francezët në avantazh, 2-1.
Rezultati thellohet në pjesën e dytë.
Pogba në të 59’ gjuan mjeshtërisht nga jashtë zone, duke realizuar golin e tretë.
Mandzukic përfiton nga një gabim i Loris dhe gushton rezultatin.