Mbrëmjen e të shtunës, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa shkëlqeu në performancën e saj në Kiev, ku këndoi në ceremoninë hapëse të Champions League.

Por mediat e huaja shkruajnë se festën e vërtet Dua e ka kaluar pas ndeshjes shumë të komentuar mes Real Madridit dhe Liverpool-it.

CNN turk ka shkruar se këngëtarja me famë botërore ka kaluar natën me futbollistin e njohur të Real Madrid, Marco Asensio. Burime pranë medias së huaj kanë konfirmuar se dyshja është parë duke u argëtuar së bashku dhe më pas kanë shkuar në një hotel ku dhe kanë kaluar natën bashkë.

Ndërkohë kujtojmë se përpara disa kohësh këngëtarja shqiptare u përfol shumë nga mediat, pasi i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me të dashurin dhe u kthye në krahët e ish-it, Isak Kareu. Ndërsa për lajmet më të fundit Dua ende nuk ka reaguar.